Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka mbërritur në Bruksel, para takimit të nesërm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kurti thotë se përgatitja për këtë takim ka qenë komplekse por edhe e lehtë.
Ndryshe, të martën kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen në Bruksel në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.
Bashkimi Evropian tha se pret që palët “të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi dhe diskutimi mbi projekt statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Projekt statuti thuhet të jetë hartuar nga një ekip menaxhues i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, në mesin e të cilëve një deputete në parlamentin e Serbisë./Telegrafi/


