Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke iu përgjigjur deputetëve, ka thënë se nuk e ka pranuar draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe kurrë nuk do ta nënshkruajë draft-statutin, pasi ai do të duhej të jetë pako së bashku marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit.
Sipas tij, arsyeja që ai konsideron që do të ishte gabim që Kosova ta shkruaj një draft-statut, është që deputetja e Serbisë, Daniela Vujçiq, i cili është edhe më keq se Republika Serbe, të cilin e kanë pranuar ndërmjetësit dhe ndërmjetësuesi ka tendencën që ta gjejnë një mesatare në mes të dy drafteve.
“Unë nuk e kam pranuar draft-statutin. Kurrë nuk do ta nënshkruaj draft-statutin, por kur mu tha mua nga krerët evropian, situata është urgjente dhe shansi është unik. Unë thash pritni pak se marrëveshjen bazike, aneksin e zbatimit unë tashmë i kam pranuar. Nëse dëshironi një paketë, le ta bëjmë dhe unë e pranojë si pjesë të paketës, ndonëse i kam dhënë vërejtjet para dy dite, por vetëm si pjesë e paketës, jo të nxjerrët nga paketa dhe unë nga Bashkimi Evropian kam kërkuar gjithashtu edhe çështjen e partneritetit për paqe dhe të statutit të vendit kandidat. Mund ta merreni fjalën masandej, nuk është e hijshme e pasjellshme, mos më ndërhyni se është e rëndësishme dhe nuk e kam për vete. A sa për lista të zeza, nuk korruptohem e nuk shantazhohem unë. Kot është ajo punë, lëreni listat e zeza, për tjetër kë janë listat e zeza“, tha ai.
“Plani i dytë i tyre që nuk është realizuar është që ata kanë besuar se policia e jonë kur ta shoh që paramilitarët terroristë janë shumë më mirë të armatosur, ne do ta dërgojmë FSK-në në veri pa e njoftuar NATO-n dhe me atë rast do të mund të hynte Serbia në Kosovë, mirëpo ne e kemi kryer këtë gjë me policët tanë dhe njësinë speciale. Më shumë se një orë kanë luftuar shtatë policë me dhjetëra paramilitarë terroristë, nuk kanë lejuar që trupi i Afrim Bunjakut të bije në duart të forcave armiqësore“, tha ai.
“Qe disa herë del dhe mashtron për letrën me NATO-në, aty nuk thuhet në asnjë fjali që FSK nuk mund të shkoj andej në veri por thuhet në dakordim me NATO-n. Për policët t’u kisha lut, bile këto ditë skuqu më mirë se sa që flet sepse i ke pas për herë të parë në histori që të kanë dal policët më elite, ata që e kanë mundur Radoiçiqin dhe terroristët e tij, të kanë protestu para zyrës për kushte më të mira, për paga, e ti një gjë të tillë nuk e ke bërë”, tha ai. /Telegrafi/


