23 C
Sterling Heights
26/06/2024, 15:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti: Opozita s’mund t’i shtyjë pafundësisht zgjedhjet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti: Opozita s’mund t’i shtyjë pafundësisht zgjedhjet

Në takim me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i kësaj partie, Albin Kurti, iu ka kërkuar anëtarëve që të fitojnë “edhe kampionatin edhe kupën”, duke aloduar për zgjedhjet lokale dhe qendrore.

Kryeministri Kurti ka thënë para të pranishmëve të hënën se zgjedhjet do të mbahen në 2025-n pasi “opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”.

“Më lejoni të marrë një shembull nga futbollit edhe për zgjedhjet qe do të jenë në vitin 2025. Le ta marrim si shembull një ekip të suksesshëm, fjala vjen Ballkanin e Suharekës. Për qeverisje qendrore e komunale, nga zgjedhjet parlamentare e lokale le të fitojë Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2025 edhe kampionatin edhe kupën. Kjo kërkon të jemi të gatshëm dhe të përshtatshëm, të guximshëm për lojë ekipore e edhe shkëlqim individual. Jam i sigurt se bashkë me ju do t’ia dalim, Kosova ka nevojë për zhvillim e ndryshim sa më të shpejtë, për sovranitetin e demokraci më të fortë”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, zgjedhjet do të mbahen e edhe do të shënohet 20-vjetori i Lëvizjes Vetëvendosje

“…Por patjetër më 2025-n do t’i kemi edhe zgjedhjet parlamentare sepse opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht”, shtoi ai.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img