0.3 C
Sterling Heights
17/12/2025, 21:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti pas takimit me Lajçakun: Mbetemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti pas takimit me Lajçakun: Mbetemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, kanë pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilit i kanë thënë se Qeveria mbetet e përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Kryeministrisë, u diskutua në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, “por edhe për tema e çështje tjera si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit”.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”, thuhet në njoftim.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Bislimit dhe Lajçakut.

Lajçak ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Në një komunikatë për media nga KFOR-i bëhet e ditur se në takim është diskutuar siguria në Kosovë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img