-0.3 C
Sterling Heights
28/12/2025, 3:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kurti ka thënë se Vetëvendosja është e gatshme për zgjedhje të reja, porse opozita duhet të bëhet gati.

Ai ka folur në panairin e 23-të EXPOKOS.

“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati”, tha Kurti të mërkurën.

I pyetur nga gazetarët pse së fundmi po flet për zgjedhjet, Kurti ka thënë se në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka qenë shumë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative.

“Për mua ka qenë shumë e rëndësishme të diskutohet agjenda legjislative, pasi kanë mbetur shumë marrëveshje ndërkombëtare pa u votuar”, ka thënë kryeministri.

Kurti së fundmi u takua me kryetarin e PDK-së me të cilin diskutoi edhe për zgjedhjet. Ka thënë se të gjitha partitë  duhet të dakordohen për datën e zgjedhjeve. Teksa PDK-ja është shprehur pro shpërndarjes së Kuvendit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e Kurtit

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img