-10.8 C
Sterling Heights
05/12/2025, 0:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti: Po angazhohemi për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti: Po angazhohemi për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po angazhohet për të krijuar kushte sa më të mira për fëmijët dhe të rinjtë.

Ai tha se përpjekejt e tyre janë maksimale për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar.

Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, Kurti ka përmendur disa nga veprimet që ka bërë qeveria që kanë të bëjnë me fëmijët dhe familjen.

“Investimi për fëmijët është rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme. Fëmijët janë themelet e jetës, andaj përpjekjet tona janë maksimale e angazhimi kuptimplotë për të rritur breza të shëndoshë e të edukuar. Kemi bërë politika të reja për fëmijët e familjen. Kemi ndarë për herë të parë shtesa për fëmijën dhe lehonat, ku kemi rritur shtesat. Me Ligjin e ri për shërbimet sociale dhe familjare për herët të parë po e mundësojmë strehimin për fëmijë e të rinj deri në moshën 26-vjecare”, ka thënë Kurti në këtë takim, përcjell teve1.info.

Ai ka përmendur investimet në shëndetësi, arsim etj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img