-0 C
Sterling Heights
27/12/2025, 13:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e udhëhequr prej tij është e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave për të punuar drejt një peizazhi më transparent.

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kurti ka shkruar se jemi në një kohë të dezinformimit të madh.

“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh që përdoret si armë. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e mediave dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar ai në “X”.

Kosova ka pësuar rënie për 19 vende në indeksin e Lirisë së Shtypit të publikuar nga “Reporterët pa Kufij” të premten. Kjo ka nxitur kritika të shumta ndaj ekzekutivit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img