-2.6 C
Sterling Heights
06/12/2025, 1:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti takon Nushin, flasin për fuqizimin e grave në Kosovë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti takon Nushin, flasin për fuqizimin e grave në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefen e UN Women në Kosovë, Vlora Nushi. Takimi u fokusua në përpjekjet e përbashkëta për të avancuar agjendën e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në Kosovë, drejt një shoqërie më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Sipas njoftimit nga kabineti i kryeministrit, në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm ndaj përmirësimit të pozitës së grave dhe vajzave në të gjitha fushat e jetës, përfshirë edukimin, tregun e punës dhe pjesëmarrjen politike.

“U vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe UN Women, në 25-vjetorin e pranisë së UN Women (UNIFEM) në Kosovë, në përpjekjet për promovimin e të drejtave të grave dhe krijimin e një mjedisi ku gratë dhe vajzat të kenë mundësi të barabarta”, thuhet në njoftimin nga Kryeministria.

Gjatë takimit të përbashkët ku prezent ishte dhe drejtorja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia, u përmend edhe 30-vjetori i Platformës së Pekinit, një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e lëvizjes globale për barazinë gjinore.

Tutje theksohet se u diskutua  edhe për përparimin e arritur në Kosovë, që nga miratimi i kësaj platforme historike, por gjithashtu u theksua nevoja për të intensifikuar përpjekjet për të adresuar sfidat, përfshirë parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje. /Telegrafi

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img