12.2 C
Sterling Heights
16/10/2025, 12:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti: Të bekuar qofshin ata që punojnë për të mirën publike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti: Të bekuar qofshin ata që punojnë për të mirën publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindjen, duke dhënë mesazhin se “të bekuar qofshin të gjithë ata që çdo punojnë dhe mundohen për të mirën publike”.

Kurti ka shkruar në Facebook të dielën se lindja e Jezu Krishtit është ngjarje dashurie që “përmbush vullnetin e Perëndisë sot, tani dhe gjithmonë”.

“Teksa po hyjmë në javën e fundit të këtij viti, besimtarët e krishterë e festojnë Krishtlindjen! Urime Krishtlindja besimtarëve të krishterë në vendin tonë: qytetarëve të krishterë të Kosovës dhe banorëve të huaj të krishterë në shtetin tonë. Lindja e Jezu Krishtit është një ngjarje dashurie që zgjat vazhdimisht, e cila përmbushë vullnetin e Perëndisë sot, tani dhe gjithmonë. Përmbushja e vullnetit të Zotit nuk njeh kalimin e kohës, por mbetet “gjithmonë tani” e përjetësisë. Ata që marrin paqen e Krishtit, vetë bëhen paqebërës dhe pjesëmarrës në lumturinë e Perëndisë”, ka thënë ai.

Krishtlindjen e ka uruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img