
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka folur ditën e sotme me gazetarët për publikimin e tezës së provimit të anglishtes. Ministrja Kushi ka theksuar se procesi ka vijuar normalisht dhe se nuk është cënuar nga ky detaj. “Detaj që nuk e cenon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon”, ka thënë Kushi.
Kujtojmë se teza e proviomit filloi të qarkullonte ne rrjet me zgjedhje alternative gjatë kohës që ishte duke u realizuar provimi, duke shkelur kështu edhe rregullor e MAS për provimet e maturës shtetërore 2023.


