Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka pritur rezultate më konkrete, gjatë takimit të fundit mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.
Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, Lajçak theksoi rëndësinë që diskutimet e ardhshme strategjike të bëhen me partnerët amerikanë për të të përcaktuar hapat e mëtejmë të dialogut.
“Siç kemi deklaruar tashmë në komentet e shtypit, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja aktuale në dialog së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, tha ai.
Po ashtu, Lajçak tregoi se pas takimit të nivelit të lartë, Lajçak iu është drejtuar ambasadorëve të vendeve anëtare BE-së, në Bruksel për detajet e takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit.
“Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në Dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë. U takovn gjithashtu me Drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e informova për Dialogun. Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi emisari i BE-së.
Akuza e kundërakuz


