-1 C
Sterling Heights
26/12/2025, 3:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Lajçaku me zyrtarin polak diskutojnë mbi dialogun Kosovë-Serbi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLajçaku me zyrtarin polak diskutojnë mbi dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se i është mirënjohës Polonisë për mbështetjen e ofruar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai njoftoi se të martën është takuar nënsekretarin e Shtetit në Varshavë, Marek Prawda, për të diskutuar mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera.

“Pata një takim të shkëlqyeshëm me nënsekretarin e shtetit në Poloni, Marek Prawda në Varshavë. Ai më dha një pasqyrë të zhvillimeve të fundit në rajon dhe një përditësim mbi situatën në dialog. I jam mirënjohës Polonisë për interesimin për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen ndaj përpjekjeve tona”, ka shkruar Lajçak.

Është paralajmëruar që në javën e ardhshme të ketë takim në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ku do të trajtohet çështja e dinarit serb.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img