-0.8 C
Sterling Heights
24/12/2025, 8:34
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Lajçaku në Berlin flet për gjendjen e dialogut

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLajçaku në Berlin flet për gjendjen e dialogut

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se të martën ka qëndruar për vizitë në Berlin në Gjermanisë.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimeve të zhvilluara me zyrtarë nga Kancelaria dhe Ministria e Jashtme ka diskutuar për gjendjen e dialogut.

“Zhvillova takime shumë të dobishme në Berlin sot. Diskutova për gjendjen e dialogut, si dhe situatën në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë me bashkëbiseduesit e mi në Kancelari dhe Ministrinë e Jashtme”, ka shkruar ai në platformën

Të mërkurën në Kosovë do të qëndrojë për vizitë emisari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Gjatë një brifingu me gazetarë të martën, Escobari ka thënë se qëllimi i vizitës në Prishtinë këtë javë bëhet për ta kthyer dialogun në binarë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img