-5.3 C
Sterling Heights
04/12/2025, 15:24
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

LAJME / KOSOVË OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër deklaratës së Kurtit për Ivanoviqin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaLAJME / KOSOVË OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër deklaratës së Kurtit për...

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të hënën, më 23 janar, do të protestojnë para Qeverisë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti ndaj politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Pjesëmarrës në këtë protestë do të jetë edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Teksa e ka bërë të ditur këtë, Klinaku ka bërë thirrje që protesta të mbështetet edhe nga të tjerët.

“E mbështes protestën dhe do të jem pjesëmarrës në të. Kërkoj që të mbështetet edhe nga ju”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në pesëvjetorin e vdekjes së Ivanoviqit, kryeministri Kurti e ka ngritur lart figurën e politikanit serb. Kjo ka sjell reagime të shumta në shoqëri, duke pasur parasysh se ky i fundit ishte gjykuar e dënuar nga EULEX-i për krime lufte ndaj shqiptarëve

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img