-9.3 C
Sterling Heights
19/01/2026, 2:14
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Lajmi për nënën e Luizit që po qarkullon në rrjet, reagojnë të shqetësuar familjarët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizLajmi për nënën e Luizit që po qarkullon në rrjet, reagojnë të...

Fama, popullariteti dhe numri i madh i fansave kanë gjithmonë anët e tyre negative… Popullariteti i madh që Luiz Ejlli ka marrë me hyrjen e tij në “Big Brother Vip”, është shoqëruar me ‘kërkime’ e hulumtime të shumta rreth jetës së tij jashtë formatit televiziv dhe shpesh në rrjet janë përhapur thashetheme e lajme të pavërteta.

Kemi parë shpesh postime nëpër rrjete të ndryshme sociale rreth familjes së Luizit, kryesisht nënës së tij. Është shkruar shpesh se kjo e fundit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa së fundmi një lajm tjetër i rremë dhe i rëndë është përhapur në rrjet.

Për këtë lajm, në të cilin thuhet se nëna e Luizit ka ndërruar jetë, është bërë një reagim publik në llogarinë zyrtare në Instagram të këngëtarit.

“Ju Lutem tregohuni të kujdesshëm! Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rrema. Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë. Kjo që bëni nuk është NJERËZORE!”-shkruhet në postimin e publikuar në llogarinë e Luizit në Instagram.

Pak ditë më parë, në një intervistë të dhënë për mediat, dy shokët e Luizit kanë treguar lidhur me komunikimin që kanë pasur me nënën e tij dhe shqetësimin që u ka shprehur.

“Me mamanë e vet flas shpesh, është njeri shumë i ftohtë. Ajo do vetëm shëndetin e Luizit, pjesa e garës nuk i intereson. Të dali mirë e shëndosh thotë, mi thuaj nona të ndjek, ka mbesat që e ndjekin. Unë mundohem ti them që tani Luizi ka marrë të tjera përmasa, nuk i bën përshtypje, vetëm thotë të dali mirë me shëndet”, tha ai teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img