-2 C
Sterling Heights
06/12/2025, 4:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Gjeorgjisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaLaura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Gjeorgjisë

Laura Fazliu i ka fituar Kosovës medaljen e tretë të argjendtë në Grand Slamin që po mbahet në Tibilisi të Gjeorgjisë.

Në finale, xhudistja jonë u mposht nga britanikja Lucy Renshall në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Fazliu fillimisht e nisi rrugëtimin ndaj kinezes Jing Tang, duke e mposhtur me lehtësi, ndërsa më pas triumfoi edhe ndaj francezes Gaetane Deberdt.

Në çerekfinale, 22-vjeçarja eliminoi edhe kampionen në fuqi të Evropës, britaniken Gemma Howell.

Laura e mposhti pa problem në gjysmëfinale xhudisten nga Australia, Katharina Haecker, duke triumfuar për 25 sekonda me Ippon.

Në finale, xhudistja Fazliu u mposht nga Lucy Renshall në Golden Sccore, duke i sjell Kosovës medaljen e tretë të argjendtë, pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img