3.4 C
Sterling Heights
28/12/2025, 15:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit...

Lidhja Demokratike e Kosovës i është përgjigjur letrës së kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili kërkoi shpërndarjen e Kuvendit deri më 29 maj.

Në një përgjigje për Telegrafin, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa deklaroi se përgjigjen dhe qëndrimin e LDK-së ia kanë kthyer ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit t VV-së Albin Kurti.

“Përgjigjen dhe qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës ia kemi kthyer tashmë ideatorit të vërtetë të kësaj nisme, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtit”, tha Mustafa, për Telegrafin.

Lidhja Demokratike e Kosovës, që një kohë po ripërsërit qëndrimin e saj lidhur me këtë temë.

Andaj, sipas Mustafës, kryeministri së pari duhet të jap dorëheqje pastaj procedurat e tjera diskutohen në vazhdim.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka dërguar sot letër krerëve të partive parlamentare: Kryetari të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes kësaj letre, ai ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

“Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret”, ka shkruar  Krasniqi. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img