-5.4 C
Sterling Heights
21/12/2025, 13:49
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Liderët e opozitës takohen me Lajçakun e Escobarin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLiderët e opozitës takohen me Lajçakun e Escobarin

Kryetarët e tri partive opozitare parlamentar, Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë takuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi po mbahet në Zyrën e Bashkimit Evropian.

Image

Lajçak e Escobar po qëndrojnë në Prishtinë pas tensioneve që u shkaktuan në veri të vendit qe disa ditë.

Image

Të hënën, takuan kryeministrin Albin Kurti, ndërsa në mëngjesin e së martës edhe presidenten Vjosa Osmani.

Pas takimit me Kurtin, kanë njoftuar se i kanë prezantuar tri “propozimet e komunitetit ndërkombëtar” për situatën në veri. Këto propozime janë qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog.

Kryeministri Kurti, sipas komunikatës së Qeverisë, ka ftuar Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës (në veri v.j.) dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj/koha

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img