-6.7 C
Sterling Heights
01/01/2026, 15:42
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Liderët opozitarë: Vendimi i GJND-së për pavarësinë ndër momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLiderët opozitarë: Vendimi i GJND-së për pavarësinë ndër momentet më të rëndësishme...

Në 14 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare, liderët opozitarë e kanë cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky vendim dhe gjykim i drejtë ishte vulë përfundimtare e drejtësisë.

“Më 22 korrik të vitit 2010, Kosova bashkoi njerëzit më profesional në bashkëveprim me miqtë strategjik, për të dëshmuar legjitimitetin e të drejtës sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Ky vendim i shumëpritur dhe gjykim i drejtë ishte vulë përfundimtare e drejtësisë, e cila i mundësoi Kosovës kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes atyre shteteve demokratike”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet si shtet.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img