Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është duke vazhduar pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës.
Sipas njoftimit thuhet se nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 328 gjoba.
Tutje në njoftim thuhet se duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë.
“Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes. Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë; Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare”, thuhet në njoftim.
Ministria ka kërkuar nga qytetarët që të mos pin duhan.
“Prandaj, mos pi duhan. Jeto, merr frymë lirshëm!”. /Telegrafi/


