-7.1 C
Sterling Heights
01/01/2026, 20:43
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Liqeni i Ujmanit së shpejti me parking për vizitorët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaLiqeni i Ujmanit së shpejti me parking për vizitorët

Liqeni i Ujmanit tashmë është kthyer në qendër të atraksionit për shumë qytetarë, të cilët së fundi kanë gjetur momente relaksimi në ditët e nxehta verore.  

Liqeni i Ujmanit nuk ka qenë i frekuentuar nga qytetarët, gjersa këtë vit shumë nga ta ditët e nxehta të korrikut i kaluan aty.

Por, të dielën që lamë pas ndodhi një shpërthim në afërsi të këtij liqenit

Ekipi i Telegrafit ditën e mërkurë qëndroi për disa orë në Liqenin e Ujmanit. Aty po rregullohet një pjesë e rrugës, duke u kthyer në parking për vetura për të gjithë ata që do ta frekuentojnë këtë pjesë të veriut të Kosovës.

Punimet në afërsi të liqenit të Ujmanit /Foto: Ridvan Slivova/

Çfarë ndodhi ditën e diel pas shpërthimit, si janë duke u zhvilluar hetimet, a ka ende të arrestuar?

Ai tha se zona konsiderohet e sigurt dhe ka shtim të patrullimit nga Policia. Elshani tutje njoftoi se Policia është duke hetuar rastin me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicë veriore, Veton Elshani /Foto: Ridvan Slivova/

“Po të dielën, rreth orës 14:30 ka pasur një shpërthim që ende nuk është përkufizu se çka e ka shkaktuar atë shpërthim. Sidoqoftë, të lënduar në njerëz nuk kemi pas dhe tri vetura kanë qenë të dëmtuara në atë rast.

Ne kemi frekuentim të njerëzve, sidomos ditëve të vikendit, në atë zonë. Zona konsiderohet të jetë e sigurt për momentin, sepse kemi edhe forca të shtuara policore në atë zonë. Sidoqoftë 100 për qind nuk ka siguri. Por, konsiderojmë që me siguri që do të shohim edhe njerëz të tjerë numër më të madh që frekuetojnë atë zonë. Policët janë aty për çdo eventualitet.

Policia ka fillu hetimin lidhur me rastin e fjalë. Kemi pasur disa bastisje, të cilat janë zhvillu lidhur me rastin. Nuk kemi për momentin të dyshimtë, nuk kemi persona të arrestuar. Mirëpo, jemi duke punuar në ndriçim të rastit”, ka thënë Elshani.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img