Organizata Reporterët Pa Kufij ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast ka paraqitur shqetësimin për gjendjen e lirisë së mediave, ndërkaq Kosova zë vendin e 56-të sivjet për dallimin nga viti i kaluar që ishte në të 61-të.
Organizata në përgjithësi në shqetësimin e saj për keqësimin e situatës me lirinë e mediave përmend luftën e Rusisë në Ukrainë, persekutimin e gazetarëve, pastaj propagandën e lajmet e rreme.
Po ashtu thuhet se “pavarësia e medias kërcënohet nga rregullimi i dobët dhe varësia nga shpërndarja partiake e fondeve publike”.
Reporterët pa Kufij i kanë bërë thirrje Policisë dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë që t’u ofrojnë gazetarëve mbrojtje më të mirë në veri të vendit, ku gazetarët janë gjithnjë e më shumë në shënjestër.
RSF-ja dhe organizatat e tjera paralajmërojnë se retorika toksike dhe fushatat shpifëse kundër mediave, financimi i pamjaftueshëm i transmetuesit publik dhe mungesa e transparencës rrezikojnë të minojnë progresin e arritur në lirinë e mediave në vend.
Raportin e plotë për Kosovën mund ta lexoni këtu: /Telegrafi/


