Lladrovci: Çlirimi i Kosovës me aleatët është mrekulli që nuk do të ngjante pa bijtë si Ali Ahmeti
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë personalitetin e Ali Ahmetit dhe kontributin e tij për Kosovën.
Kosova ishte motiv atdhetarie për breza me radhë, për bijat e bijtë më të mirë të kombit, ku më të mirët dhanë gjithçka dhe jetën e lidhën me fatin e saj, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në fb:
Çdo vizitë e Abaz Gjukës në Kosovë, është ditë e shënuar. Kosova ishte motiv atdhetarie për breza me radhë, për bijat e bijtë më të mirë të kombit, ku më të mirët dhanë gjithçka dhe jetën e lidhën me fatin e saj. Çlirimi i Kosovës me aleatët është mrekulli që nuk do të ngjante pa bijtë si ky. Faleminderit vëlla, Ali Ahmeti!


