-3.4 C
Sterling Heights
21/12/2025, 20:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Lladrovci pret në takim kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin, i ofron përkrahje për përgjegjësi në disa fusha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLladrovci pret në takim kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin, i ofron përkrahje...

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot, kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, të cilit i ka ofruar përkrahje në rast të bartjes së disa përgjegjësive, në kuadër të ligjit.

“E sigurova z. Peci se do të ofrojmë përkrahje të plotë në rast të bartjes së përgjegjësive të cilat do të miratohen në Kuvendin e Zveçanit dhe miratimin e Kuvendit të Drenasit, për disa fusha, me qëllim të lehtësimit të punës së ekzekutivit të Zveçanit”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi, prita në takim, kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin, me bashkëpunëtorë, ku diskutuam për mbarëvajtjen e qeverisjes komunale.

E sigurova z. Peci se do të ofrojmë përkrahje të plotë në rast të bartjes së përgjegjësive të cilat do të miratohen në Kuvendin e Zveçanit dhe miratimin e Kuvendit të Drenasit, për disa fusha, me qëllim të lehtësimit të punës së ekzekutivit të Zveçanit.

Kjo bartje e kufizuar e përgjegjësive në disa fusha, do të bëhet në pajtim me Ligjin për qeverisjen lokale dhe vullnetin e dy Asambleve, me besimin e plotë për zbatim të ligjshmërisë nga ana ime dhe z. Peci.

Zveçani dhe tri komunat tjera në veri, nuk ka asnjë arsye të kenë stagnim deri sa ligji e ka paraparë mundësinë e tillë në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img