Marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos është në fokus të mediave rozë dhe fansave të tyre të shumtë.
Dhe ndonëse formati ka përfunduar, interesimi për jetën e tyre personale është i madh dhe ata përndiqen nga admiruesit në pothuajse secilin vend publik.

Por, nuk mungojnë as postimet që Luizi dhe Kiara bëjnë me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, të dy kanë shpërndarë në imazh ku ata shihen bashkë me disa miq teksa marrin pjesë në koncertin e Elvana Gjatës, ku Luizi performoi.
Për daljen Kiara kishte zgjedhur një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë kombinuar me xhinse me detaje me shkëlqim dhe këpucë me taka.
Në anën tjetër Luizi dukej elegant me një këmishë të kaltër me grafike me ngjyrë të zezë dhe pantallona me të njëjtën nuancë.
Theksojmë që edhe pse ata po e shijojnë romancën e tyre, vazhdimisht kanë qarkulluar lajme për një krizë në marrëdhënie.
Ndërkohë, të dy po vazhdojnë përkushtimin dhe punën edhe ndaj projekteve të tyre përkatëse. /Telegrafi/


