8.6 C
Sterling Heights
01/11/2025, 0:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Lulzim Basha para prokurorëve të SPAK

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeLulzim Basha para prokurorëve të SPAK

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku qëndroi për më shumë se një orë. Ai u thirr në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK, ndërsa pas daljes nuk dha shumë detaje për media, duke theksuar se ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe se beson se procesi do të shkojë deri në fund.

Nuk u publikuan zyrtarisht të gjitha detajet e shkaqeve për paraqitjen e Lulzim Basha-s në Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) së pari sot, por sipas burimeve mediatike ai është thirrur si person që “ka dijeni” në hetimet që lidhen me ngjarjet e datës 21 janar 2011, kur ai mbante detyrën e ministrit të Brendshëm. 

Në deklaratën e tij, pas daljes, Basha tha se “për momentin nuk mund të japë detaje për shkak të hetimeve që po zhvillohen”.

“Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje që është në hetim. Informacionin se për cilën çështje jam thirrur, ju lus ta merrnin te institucioni sepse ligjërisht duhet të respektoj sekretin hetimor. Kaq kam për këtë çështje, ndoshta iu ka marr malli për konferencë për shtyp, por duhet të prisni edhe pak. Konferencën për shtyp një herë tjetër”, ka thene Basha shkurtimisht për mediat.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img