-7 C
Sterling Heights
02/01/2026, 10:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

LVV: Ura e Ibrit duhet të hapet, s’ka asnjë argumentim për mbyllje të saj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetLVV: Ura e Ibrit duhet të hapet, s’ka asnjë argumentim për mbyllje...

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ura e Ibrit duhet të hapet dhe se nuk ka asnjë argumentim që ajo të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.

“Në asnjë argumentim nuk mund të gjendet, një kauzë e mirëfilltë për parandalimin e hapjes së urës, flasim për lëvizjen e lirë dhe domosdoshmërinë e normalizimit të jetës në atë pjesë të Kosovës, ura ka mbetur sinonim i bllokadës dhe si sinonim i një kuazindarjeje që është pretenduar të bëhet shumë vjet më parë”, ka thënë ajo të hënën në një konferencë të përbashkët për media me deputetin e pushtetit Adnan Rrustemi, ku kanë folur për punën e Kuvendit gjatë sesionit pranveror.

Sipas saj të gjitha rreziqet që kanë asociuar me mbylljen e urës tashmë janë eliminuar.

“Është e pakuptimtë që secili qytetar i Republikës, pavarësisht nacionalitetit mund të shkojë me targa të Kosovës i papenguar deri në kufirin më verior të Kosovës, por nuk mund të kalojë me automjet përmes urës në Mitrovicë, që ndan një qytet të dikurshëm e dy qytetet të tanishme”, është shprehur Kusari-Lila.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img