-3.2 C
Sterling Heights
17/01/2026, 16:08
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Marrëveshja për refugjatët, Spiropali: I bën nder Shqipërisë! Këto janë punë të qeverisë, jo të diskutimeve publike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMarrëveshja për refugjatët, Spiropali: I bën nder Shqipërisë! Këto janë punë të...

“Kur një marrëveshje nënshkruhet mes dy kryeministrave, kalon në të dyja qeveritë. Në muajin gusht është ngritur një grup pune, ku ka qenë ministri i Drejtësisë, ministri i Brendshëm, i Mbrojtjes, e Shëndetësisë, Policia e Shtetit, që kanë hartuar këtë marrëveshje. Nuk u zgjua një ditë…këto janë punë të qeverisë jo të diskutimeve publike. Ajo marrëveshje ka kaluar në Këshillin e Ministrave më 6 nëntor, pastaj Rama e ka nënshkruar. Ka pasur diskutime, sugjerime, ndryshime të tekstit fillestar, e deri në produktin final që u nënshkrua. Për një çështje që vjen para konsultimit me BE, është konsultimi publik.

Ligji për konsultimet publike në nenin 4 specifikon që marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë objekt i konsultimeve publike. Kjo marrëveshje do ndjekë këtë rrugë ligjore. Nuk ka dalë nga një xhep për të hyrë në një xhep tjetër, për të hyrë fshehurazi nga një derë. Nuk e kërkon ligji, konsultimi publik vjen pasi nënshkruhet marrëveshja. Ne gjykojmë që marrëveshja është e domosdoshme dhe i bën nder Shqipërisë.

Shqipëria ka pranuar që të nënshkruajë një marrëveshje të tillë e cila është në vazhdën e përvojave që kanë dëshmuar që Shqipëria është një vend që është gati të japë siguri dhe të jetë pjesë e marrëveshjeve të rëndësishme”- u shpreh Spiropali në Top Story./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img