Ka nisur marshi tradicional për 8 Mars i Kolektivit “Marshojmë s’Festojmë”.
Përveç pankartave me shkrimet “liri”, “barazi”, “solidaritet”, në marsh janë shfaqur edhe të tjera të veçanta.
Një prej tyre ishte “Duda ku i ki kufijtë”, referuar deputetes Duda Balje për kundërshtimin e saj ndaj Kodit Civil. Ndërsa, pati edhe të tilla që i drejtoheshin Qeverisë.
Drejtësi është kërkuar edhe për gratë e vrara në Kosovë.
Kur protestuesit kanë arritur në sheshin “Skenderbeu” janë konfrontuar me policët, të cilët nuk i kanë lejuar t’i afrohen objektit të Qeverisë.


