13.3 C
Sterling Heights
14/10/2025, 0:21
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Masakër e rëndë ndaj kuajve në Shqipëri: 22 të qëlluar me armë gjahu, pronari kërkon drejtësi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMasakër e rëndë ndaj kuajve në Shqipëri: 22 të qëlluar me armë...

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi 22 kuaj të një ferme ne Llogara, janë qëlluar me armë gjahu, duke shkaktuar vdekjen e katër prej tyre në vend, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë në zonë – disa të plagosur rëndë, të tjerë në agoni nga plagët.

Sipas pronarit të tufës, z. Konomi, këta kuaj ishin pjesë e punës së tij të përditshme, duke transportuar turistë dhe duke mbajtur gjallë familjen. Ai thotë se nuk kishte pasur kurrë probleme me askënd për tetë vite me radhë, por gjithçka ndryshoi kur kuajt shkuan të pinin ujë te një zonë me lerat.

“M’i vranë vetëm se pinin ujë te lerat. Me ata kuaj mbaja familjen dhe punën time. Dua që autorët të ndëshkohen. Fillimisht mund të dyshonte njeriu se i kishin sulmuar kafshë të egra, por ku ka kafshë të egra me plumb në gojë? Nga na doli kjo kafshë me pushkë në dorë? Zoti qoftë dëshmitar. I qëlluan për 5 kuintal ujë…”, u shpreh ai mes lotëve.

Pronarët e zonës dhe autoritetet vendore janë vënë në dijeni të incidentit, ndërsa komuniteti ka reaguar me zemërim dhe kërkon hetim të plotë për të identifikuar e ndëshkuar autorët e kësaj masakre.

Ky akt i dhunshëm ka ngjallur debat mbi nevojën për mbrojtjen e kafshëve dhe dënimet ndaj atyre që kryejnë krime të tilla, ndërsa pronari apelon që drejtësia të veprojë shpejt për të ndëshkuar përgjegjësit.

Sipas pronarit, ndonëse autoritetet janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, policia nuk ka shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet e nevojshme. Ai shprehet i indinjuar që në komunikatën zyrtare është raportuar vetëm për një kalë të plagosur, duke minimizuar përmasat reale të masakrës. Ndërkohë, autori i dyshuar është proceduar në gjendje të lirë, gjë që ka shtuar zemërimin dhe ndjenjën e padrejtësisë te pronari dhe komuniteti lokal.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img