-8.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 20:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Masakra e Reçakut – 15 Janar 1999: Krimi i pafalshëm që shndërroi historinë e Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaHistorikeMasakra e Reçakut – 15 Janar 1999: Krimi i pafalshëm që shndërroi...

Sot, në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryetarja e shtetit Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Kuvendit si dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës zhvilluan homazhe dhe ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial të Reçakut, duke nderuar 45 civilët shqiptarë të masakruar mizorisht nga forcat serbe në janar 1999 dhe duke theksuar se plagët e kësaj masakre vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe njohje të së vërtetës. 

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, i njohur për rolin historik në ekspozimin e krimeve të atij eventi ndaj opinionit ndërkombëtar, i cili edhe sot u shpreh në nderim të viktimave dhe rëndësisë së kujtesës historike. 

Krerët politikë përdorën këtë shans për të riafirmuar angazhimin e tyre për drejtësi ndaj viktimave dhe për të mbrojtur kujtesën e Reçakut si simbol qëndrueshmërie, sakrifice dhe betimi që krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës të mos harrohen kurrë. 

Presidente Vjosa Osmani u shpreh sot ne mediat sociale:

“Reçaku flet edhe sot fuqishëm, nëpërmjet tokës që u njom me gjak të pafajshëm.
Flet nëpërmjet dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit në mënyrën më mizore të mundshme.
Flet nëpërmjet thirrjes sonë të vazhdueshme për drejtësi!
E flet, poashtu, nëpërmjet brezit të ri, fëmijë të buzëqeshur, të lumtur, e mbi të gjitha, të lirë!
Gjaku i të rënëve të Reçak e në gjithë Kosovën u bë dritë udhërrëfyese dhe betim që nuk thyhet kurrë!
Lavdi të gjithë të martirëve e dëshmorëve të lirisë sonë!”

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të komunës së Shtimjes në Kosovë, ndodhi një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe dramatike të konfliktit të fundit në Ballkan, kur 45 civilë shqiptarë të paarmatosur u vranë nga forcat serbe në një akt që më vonë u cilësua nga misionet ndërkombëtare si masakër kundër civilëve. 

Ngjarja kishte filluar në orët e hershme të mëngjesit, kur fshati u rrethua dhe bombardua nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, më pas trupat hynë dhe bastisën shtëpi-për-shtëpi, duke ekzekutuar civilë që kishin mbetur në vendbanim. Midis të vrarëve ishin gra, pleq, dhe madje fëmijë – një vepër që më vonë nga shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori William Walker, u përshkrua si krim kundër njerëzimit

Pavarësisht përpjekjeve të dëmshme për të mohuar natyrën e vrasjeve, shumica dërrmuese e raportimeve ndërkombëtare dhe ekspertizave përforcuan faktin se viktimat ishin civilë të paarmatosur dhe jo luftëtarë. Kjo masakër u bë një pikë kthese në ndërgjegjësimin ndërkombëtar për situatën në Kosovë dhe shërbeu si një nga argumentet kryesore që çuan më pas në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave jugosllave për të ndalur dhunën që po përshkallëzohej. 

Edhe sot, familjet e viktimave dhe i gjithë populli i Kosovës e kujtojnë Reçakun me nderim dhe dhimbje, duke kërkuar drejtësi për të rënët dhe duke e ruajtur këtë kujtim si simbol të sakrificës dhe betimit për liri. Për shumë njerëz, gjaku i pafajshëm i atyre që u masakruan në Reçak mbetet një thirrje e fortë për të mos u harruar kurrë ato krime dhe për të kërkuar përgjegjësi për fajtorët. 

Foto nga Presidente Vjosa Osmani

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img