-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Maskat me tërshërë janë më të mirat për aknet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteMaskat me tërshërë janë më të mirat për aknet

Shumë prova ndër vite kanë treguar se tërshëra është përdorur gjithmonë për kujdesin e lëkurës. Efektet e tërshërës nga studime të shumta,  janë konfirmuar që janë tëpër të dobishme.

Ajo përmban veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, duke e bërë atë një përbërës të mahnitshëm për lëkurën e ndjeshme. Ajo ka aftësi të riparojë lëkurën e dëmtuar dhe të trajtojë një sërë shqetësimesh të lëkurës si djegiet nga dielli, ekzema dhe dredhka helmuese.

Është gjithashtu e pasur me zink, i cili thuhet se redukton skuqjen dhe vret bakteret që shkaktojnë aknet.

Tërshëra ka gjithashtu aftësinë e mirë që të thithë vajin e tepërt nga lëkura që mund të shkaktojë ose përkeqësojë aknet. Dhe për më tepër ajo nuk e bën lëkurën tuaj të thatë pasi vepron edhe si një hidratues natyral.

Të gjithë këta faktorë të kombinuar vërtetojnë saktësisht se sa e mirë mund të jetë tërshëra për lëkurën tuaj sidomos nëse ajo është e ndjeshme.

 

 

Foto nga Stylecraze, Shutter, Google.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img