
Mbi 11 mijë pasagjerë kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës vetëm në Durrës. Lajmin e shpërndan kreu i qeverisë, Edi Rama.
“Mirëmëngjes dhe nga Porti i Durrësit që këtë fundjavë ka pritur mbi 11 mijë pasagjerë, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Kujtojmë që të shtunën krahas trageteve, në portin e Durrësit mbërriti edhe kroçiera “MS Sirena”. Në të ndodhen 694 pasagjerë nga 29 vende të ndryshme të botës, të cilët në Shqipëri vizitojnë sitet historike të Durrësit si dhe Krujën e Tiranën.


