-2 C
Sterling Heights
06/12/2025, 5:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mbrëmje madhështore e shqiptarëve në Amerikë, ” Jehona e Malësisë” bën bashkë fëmijët shqiptarë për festën më të madhe të kombit 28 Nëntori

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMbrëmje madhështore e shqiptarëve në Amerikë, " Jehona e Malësisë" bën bashkë...

Shoqata atdhetare “Jehona e Malësisë”, me një mbrëmje të paharrueshme, ka bashkuar shqiptarët, me theks të veçantë më të shtrejtit e kombit, rininë e shkëlqyer, si asnjë herë më parë, për festën më të çmuar kombëtare, 28 Nëntorin.

Në faqen e saj, “Jehona e Malësisë”, ka deklaruar se “Data më e shenjtë e kombit na obligon që edhe festimi dhe përkujtimi të bëhet me dinjitet dhe falë atdhedashurisë që këta fëmijë kanë, edhe pse janë gjeneratë e dytë dhe e tretë besoj se e ardhmja e jonë është e ndritshme dhe me plotë mundësi”.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi që, me rastin e festës më të madhe të kombit tonë, të kemi më të shtrenjtit e komunitetit , të ardhmën tonë të sigurt, fëmijët dhe rininë tonë të shkelqyer.
Data më e shenjtë e kombit na obligon që edhe festimi dhe perkujtimi të bëhet me dinjitet dhe falë atdhedashurisë që këta fëmijë kanë, edhe pse janë gjeneratë e dytë dhe e tretë besoj se e ardhmja e jonë është e ndritshme dhe me plotë mundësi.
Dua të falënderoj të gjithë sponsorët e kësaj mbrëmjeje, edhe ata të shumtit që u lajmëruan për të sponsorizuar edhe pasi që të gjitha fondet ishin siguruar, prindërit që kontribuan me pregatitje apo duke i sjellur fëmijët në këtë festë. Dua te faleminderoj Agronin, Nikollen dhe anetaret tjerë të bordit që me perkushtim u kujdesen që festa të shkojë sa ma mirë.
Mbi 1,000 veta që ishin prezent tregojnë pjekurinë dhe përgjegjësinë që ne kolektivisht kemi për të mbrojtur identitetin tonë kombëtar dhe besoj se në vitet në vijim ky numër vetem se do të rritet.
Gëzuar 28 nëntorin e Flamurit, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit dhe UÇK-së!
Drejtë nëntorit të bashkimit!

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img