-0.1 C
Sterling Heights
16/12/2025, 19:05
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mbroni lëkurën e duarve tuaja nga plasaritjet në dimër me një maskë me avokado

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMbroni lëkurën e duarve tuaja nga plasaritjet në dimër me një maskë...

Bëni një maskë kuruese për të ushqyer lëkurën tuaj dhe për të qenë gati për ekspozimin ndaj të ftohtit

Do t’ju duhet një avokado e pjekur, dy lugë mjaltë, dy lugë vaj ulliri dhe e njëjta sasi kos

Të përqendruar në morinë e maskave për fytyrën dhe flokët, pakkush kujton të bëjë kurë të ngjashme për lëkurën e duarve. Periudha e dimrit është veçanërisht stresuese për lëkurën e duarve – ajo thahet, qërohet dhe shpesh plasaritet.

Bëni një maskë ushqyese në shtëpi për të ushqyer lëkurën tuaj dhe për të qenë gati për ekspozimin ndaj temperaturave të ftohta. Për këtë maskë do t’ju duhet një avokado e pjekur, dy lugë mjaltë, dy lugë vaj ulliri dhe e njëjta sasi kosi, transmeton Telegrafi.

Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini derisa të jenë të lëmuara. Hiqeni përzierjen nga blenderi dhe aplikojeni në duart tuaja. Nëse dëshironi, atëherë mund të vendosni doreza, në mënyrë që maska të depërtojë më lehtë në lëkurën tuaj dhe t’i përdorni ato për ato 10-20 minuta duke mbajtur maskën. Lani duart me ujë të vakët dhe aplikoni kremin ushqyes

Ruajeni pjesën tjetër të maskës në një enë qelqi me kapak të mirë dhe përdorni sipas nevojës, në mënyrë që duart tuaja të jenë të buta edhe gjatë periudhës së dimrit. Mbrojini duart edhe me doreza të ngrohta ndërsa jeni jashtë. /Telegrafi/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img