24.2 C
Sterling Heights
18/10/2025, 16:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Më 12 nëntor do marrim Kryeministrinë” – Ilir Meta shuan entuziasmin e Berishës dhe “Foltores”: Nuk na ndjek njeri po shkaktuam dhunë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Më 12 nëntor do marrim Kryeministrinë” – Ilir Meta shuan entuziasmin e...

Ilir Meta nuk është dakord me disa përfaqësues të ‘Rithemelimit’ të cilët kanë thënë se më 12 nëntor do ta rrethojnë Edi Ramën në Kryeministri. Për kreun e Partisë së Lirisë dhuna nuk është pjesë e opozitës.

 

“Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim. Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës.

 

Përkundrazi qytetarit dalin kundër dhunës sistematike që bëhet nga qeveria Rama, do ta dalin kundër dhjetëfishimit të gjobave, kundër nxjerrjes së fëmijëve nga kopshtet.

 

Pra, kemi dhunë të vazhdueshme, duke i shtuar atë bullizmin e përditshëm nga kryeministri për të frikësuar qyetarët, përfshirë këtu dhe luftën e 3 botërore, a thua sikur e ka ky në dorë atë cështje ndërkohë që përditë përpiqet të vjedhë shqiptarët me aferën më monstruoze deri tani, si është ajo e inceratorëve të cilës shumë shpejt pritet t’ja kalojë ajo e portit të Durrësit, por dhe të tjera që pritet të dalin.

 

Në fushën e lojës tani kemi një opozitë të vërtetë kështu që kjo e bën gjithcka dhe më të vërtetë, të qendrueshme të sigurt dhe më fituese për opozitën, që do i shërbejë gjithë vendit dhe një pjesë e mirë e elektoratit socialist është duke vuajtur pasojat e kësaj keqeverisje e mungese totale të llogaridhënies, si qytetarët e tjerë të vendit.

 

Ndryshimi do ndodhe permes protestave dhe zgjedhjeve e permes pjesemarrjes ne votime e permes mbrojtjes heroike te votes”, tha Meta.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img