-20.7 C
Sterling Heights
24/01/2026, 4:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Më kanë larguar nga shtëpia bashkë me vajzën 2-vjeç”, bashkëjetuesja e Ahmetajt kërkon mbrapsht vilën, kush është gjyqtari që ka në dorë çështjen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Më kanë larguar nga shtëpia bashkë me vajzën 2-vjeç”, bashkëjetuesja e Ahmetajt...

“Më kanë larguar nga shtëpia bashkë me vajzën 2-vjeç”, bashkëjetuesja e Ahmetajt kërkon mbrapsht vilën, kush është gjyqtari që ka në dorë çështjen

Gjyqtari i posaçëm i Apelit Dhimitër Lara është caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të bërë nga ish-ministri Arben Ahmetaj, ndaj vendimit për sekuestrimin e vilës së bashkëjetueses së tij.

 

Seanca do mbahet më 26 prill ora 11:00. Erjola Hoxha, bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt apeloi vendimin për sekuestrimin e vilës së saj me pretendimin, se ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me fajësinë e ish-zëvendëskryeministrit, e për pasojë është shkelur parimi i prezumimit të pafajësisë.

 

Gjithashtu, në kërkesën për apelimin e vendimit, thuhet se si pasojë e një vendimi ta tillë, Hoxha dhe vajza e saj 2-vjeçare janë detyruar të largohen nga banesa.

 

Javën e fundit të Marsit, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, iu drejtua me kërkesë Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e vilës së bashkjetueses së tij në Hamallaj, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.

 

Gjithashtu nën sekuestro është vendosur edhe vila e tij në Palasë, e cila rezulton në pronësi të ish bashkëshortes së tij. Kjo masë mësohet se vjen si vijim i hetimeve të nisura ndaj zyrtarit të lartë, për inceneratorin e Elbasanit.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img