-16.5 C
Sterling Heights
23/01/2026, 14:59
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Më shumë se shokë? Keisi “zbërthehet” në lidhje me Noizy-n, sqaron raportin me ish-in

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizMë shumë se shokë? Keisi “zbërthehet” në lidhje me Noizy-n, sqaron raportin...

Keisi Medini është “zbërthyer” së fundmi në lidhje me disa thashetheme që kanë bërë xhiron e rrjetit. E ftuar në “Live from Tirana” ish-banorja e “BBV” ka sqaruar për kureshtarët çfarë raporti ka me Lorenc Hasramën jashtë shtëpisë (se brenda nuk mund të themi që s’ishin të afërt).

Keisi tha se ish-in e respekton, por vetëm kaq!

“Kam respekt për të njësoj siç kam edhe për Kristi, por thjesht kaq. Ka mbaruar çdo gjë pasi mbaroi edhe “BBV”. Me Lorencin nga një njohje që kishim më bën të lidhur, ma bën telenovelë fare. Njerëzit thoshin se shkoni shumë ndërkohë që është jeta ime dhe unë e di vet se çfarë bëj.”-tha ajo.

Lart e poshtë flitet se ka një romancë mes saj dhe Noizy-t. Çfarë ka Keisi për të thënë në lidhje me këtë?

“Noizyn e kam mik, babi e ka shumë mik. Kemi 7-8 vite që njihemi. Kur je një vajzë e bukur të vendosin nofka direkt. Mjafton të dalësh të pish një kafe dhe nisin direkt thashethemet.”-sqaroi këngëtarja./iconstyle 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img