-9.1 C
Sterling Heights
01/01/2026, 2:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Me Statut, Ali Ahmeti shkarkon degë e formon trupa partiak

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMe Statut, Ali Ahmeti shkarkon degë e formon trupa partiak

Të përplasesh në parti por pa e lexuar statutin e saj në mënyrë të saktë.Kjo është ajo që e karakterizon së fundmi partinë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut ku individë të caktuar ose nuk i dijnë ose nuk i respektojnë kompetencat që ka vetë kreu i cili zgjidhet në Kongres në një mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
Kryetar i partisë zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 përqind të votave nga numri i përgjithshëm i delegatëve të kongresit.

Shumë prej atyre që vazhdojnë të jenë aktiv në politikë duket se nuk e lexojnë saktë se çfarë kompetencash ka vetë lideri që e drejton partinë prej vitesh dhe që ka fituar edhe një mandat në mënyrë absolute në Kongres për të drejtuar subjektin siç është Ali Ahmeti .
Në Nenin 46 të statutit të BDI-SË thuhet se lideri në emër të partisë i pezullon vendimet e degëve,shkarkon drejtuesit r degëve dhe këshillave vendorë dhe emëron ushtrues detyre në këto organe si dhe shpërbën Degën ose Këshillin Vendor të partisë që bie ndesh me përcaktimet programit ose Statutin e partisë .

Me një fjalë është kryetari i partisë ai që sipas Statutit e prezanton dhe përfaqëson partinë dhe në mënyrë aktive.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img