Bazuar në një studim të kryer, zbardhuesi është një përbërës që arrin t’i rrisë njollat në flokë dhe ndihmon në dekompozimin e melaninës që ka në mënyrë natyrale
Degëzimi është pasoja e parë dhe për këtë arsye flokët e zbardhura të dëmtuara duken kaq voluminoze.
Gjithashtu, mungesa e melaninës i bën flokët të duken të pangjyrë dhe ndryshojnë në tonet kuqërreme ose të verdhë në bazë të ngjyrës së ngjyrës së flokëve, transmeton Telegrafi.
Bëni tretmane me keratinë
Zgjedhja e parë që shumë sallone ofrojnë për flokët e dëmtuar nga zbardhja është tremani me keratinë. Këto tretmane shtojnë keratinë në flokët tuaj. Së pari, një serum aplikohet në flokët tuaj dhe pastaj injektohet në flokët e dëmtuar me drejtues të flokëve. Një tretman me keratinë mund të zgjasë një ose dy muaj, në varësi sa i keni flokët e dëmtuar.
Përdorni avokado
Flokët e dëmtuara nga zbardhja është në gjendje të dëshpëruar dhe në nevojë. Çka duhet të bëni është të krijoni maskën tuaj të flokëve duke përzierë një avokado me një vezë. Aplikojeni në flokë të lagur, bëni masazh kafkës për disa minuta, dhe lëreni për 20 minuta. Pastaj, pastroni me ujë të vakët.
Provoni tretmanin me majonezë
Majoneza ka shumë përfitime kur vjen puna edh riparimi i flokëve. Përveç faktit se është e pasur me amino acide dhe yndyrë, zbutë flokët në mënyrë natyrale dhe efektive. E gjitha çka duhet të bëni është të aplikoni një masë të vogël të produktit në flokë të lagur në mënyrën e njëjtë që aplikoni zbutësit e rregullt. Pastaj, duhet të mbështillni flokët dhe t’i lini për 15 minuta. Pasi të shpërlani atë, do ta shihni se do të jenë më të bardha dhe më m



