0.9 C
Sterling Heights
23/12/2025, 7:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Meta: Qeverisë i duhet më tepër se një mandat për sigurimin shëndetësor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMeta: Qeverisë i duhet më tepër se një mandat për sigurimin shëndetësor

Deputeti i partisë Guxo, Burim Meta, ka thënë se Qeverisë i duhet më tepër se një mandat për ta funksionalizuar sigurimin shëndetësor

Ai ka thënë të enjten në Interaktiv të KTV-së se po punohet për sistemin e përgjithshëm shëndetësor, por që angazhimi duhet të jetë më i madh.

“Po del se duhet më shumë se një mandat. Edhe po t’i merrnim sot premiumet e ligjit, ne në këtë sistem shëndetësor akoma jo të formësuar, do të kishim vështirësi për t’i marrë ndryshimet. Jemi duke e kompletuar listën esenciale të barnave, po shtojmë trajtimin shëndetësor, po investojmë në klinika që edhe nevoja për trajtim jashtë shtetit është më e vogël”, ka thënë Met

Sipas deputetit të partisë në pushtet, Qeveria ka punuar në avancimin e sistemit shëndetësor, duke përmendur shtimin e buxhetit.

“Qeveria Kurti nuk mund të themi që s’e ka pasur target shëndetësinë, deri në fund të vitit pritet të bëhet 400 milionë euro buxheti për shëndetësinë, të kemi dyfishim. Po presim në futet në fuqi ligji për nivelizimin e barnave”, ka theksuar ai.

Meta ka shtuar se partia Guxo ka dhënë kritika konstruktive ndaj Qeverisë Kurti në menaxhimin e shëndetësisë.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img