Mewing ka mbi 3.9 miliardë shikime në TikTok dhe ato vazhdojnë të rriten
Mewing, i njohur edhe si ortotropia, është një ushtrim gjatë të cilit gjuha vendoset në qiellzë me qëllim që të ndikojë në pozicionin e dhëmbëve, formën e fytyrës dhe të ndryshojë vijën e nofullës.
Çdokush mund të praktikojë Mewing pa shumë probleme, gjë që e bën atë kaq tërheqës dhe popullor, megjithatë, shumë mjekë, ortodontë dhe skeptikë të tjerë besojnë se Mewing është një humbje kohe, transmeton Telegrafi.

Si bëhet saktësisht Mewing?
Teknika bazohet në ngritjen e gjuhës deri në qiellzë për të reduktuar pamjen e një mjekre të dyfishtë dhe fiziologjia themelore është mjaft e thjeshtë. Gjegjësisht, dyshemeja e zgavrës së gojës përbëhet nga disa muskuj, duke përfshirë muskulin mylohyoid, i cili ndihmon në gëlltitje dhe të folur. Duke e ngritur gjuhën në qiellzë, ne e kontraktojmë këtë muskul dhe e ngremë dyshemenë e gojës, e cila, kur shikohet nga jashtë, me të vërtetë e përmirëson dukshëm pamjen e vijës së nofullës.
A funksionon vërtet Mewing?
Shumica e ekspertëve pajtohen që Mewing nuk jep rezultate të qëndrueshme, dhe së bashku me këtë qëndrim vijnë paralajmërimet se mund të shkaktojë dhimbje në nofulla, si dhe të lëvizë dhëmbët dhe të shkaktojë probleme me pickimin nëse nuk kryhet siç duhet.
Ata gjithashtu pajtohen që një konsultë me një dentist është gjithmonë e mirëpritur nëse duam të ndryshojmë diçka në lidhje me nofullën tonë, por gjithashtu se Mewing është një truk i mirë kur bëjmë foto që mund të përmirësojë pamjen në një çast.


