11.1 C
Sterling Heights
23/12/2025, 15:25
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Mexhiti: Nuk po e njohim më Ali Ahmetin, BDI-ja po i ngjan më tepër VMRO së Sashos

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMexhiti: Nuk po e njohim më Ali Ahmetin, BDI-ja po i ngjan...

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, i ftuar sonte në emisionin Click Plus në TV21, kritikoi ashpër liderin e BDI-së Ali Ahmetin, ku tha se ata nuk po e njohin më me veprimet që po ndërmerr. Sipas Mexhitit i gjithë pushteti është koncentruar në duart e Artan Grubit me lejen e Ali Ahmetit dhe BDI-ja cdo ditë e më shumë i ngjan VMRO-së së Sasho Mijallkovit ku drejtohet vetëm nga një njeri.

“Ne nuk jemi kundër kryetarit, por kundër veprimit të kryetarit për këtë veprim. Pa procedure demokratike, pa pyetur askënd. Nuk po e njohim më Ali Ahmetin kështu. KA qenë ai që ka mbajtur mbledhje të gjata të Kryesisë nga 13-15 orë, ka dëgjuar mendime pro dhe kundra, nuk ka mbajtur anën e asnjërit, ka lojtur rolin e prindërit. Tani i gjithë pushteti është në duart e Artan Grubit, me lejen e Ali Ahmetit. Kjo BDI i ngjan më tepër VMRO-së së Sashos ose PDSH-së së dikurshme.”- tha Mexhiti.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img