-14.4 C
Sterling Heights
24/01/2026, 18:40
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ministrja Spiropali dhe presidenti Begaj në samitin e nivelit të lartë të paqes për Ukrainën

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShowbizMinistrja Spiropali dhe presidenti Begaj në samitin e nivelit të lartë të...

Sot nis Samiti i nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.

Qeveria shqiptare përfaqësohet në këtë samit të nivelit të lartë nga ministrja Elisa Spiropali.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali njofton nisjen drejt Zvicrës bashkë me Presidentin e Republikës, Sh.T.Z, Bajram Begaj.

“Me Presidentin Bajram Begaj, për në Samitin e Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës, në Zvicër.”, shkruan ministrja.

Njëqind delegacione do të marrin pjesë në Konferencën e Paqes për Ukrainën në Zvicër, duke përfshirë 57 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota do të mblidhen sot për një nga përpjekjet më ambicioze për të krijuar një plan paqeje për Ukrainën.

E pranishme në këte samit do të jetë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Do të jenë dhe presidentë ose krerë të BE-së, vendeve të Amerikës së Jugut, Lindjes së Mesme dhe Azisë./lexo.al

https://www.facebook.com/share/p/6xc6TgdDfzXWrBCT/?mibextid=oFDknk

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img