-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 8:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Mirë se vini” nga Mrizi i Zanave

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperia“Mirë se vini” nga Mrizi i Zanave

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rubrikën “Beautiful Albania” pamje nga agroturizmi “Mrizi i Zanave” të filmuara me dron, ndërsa tufa e patave rregullohet në mënyrë të atillë që krijon një zemër, shenja e mirëseardhjes për vizitorët ndërsa ka nisur sezoni veror.

“Mrizi i Zanave” në fshatin Fishtë të Lezhës, prej kohësh tashmë është kthyer në një nga bujtinat më të zëshme në vend, që mirëpret turistë nga vendi dhe të huaj, duke përfaqësuar një shembull të vërtetë suksesi në agroturizëm.

Sipërmarrësi Altin Prenga ishte ndër të parët që mori certifikatën e agroturizmit.

Vit pas viti, ai ka realizuar investime duke shtuar dhe pasuruar jo vetëm menunë e restorantit, por edhe ngritjen e dhomave për akomodimin e turistëve.

Ky sezon turistik ka pritshmëri të jetë tejet i mbarë, pasi shifrat e vizitorëve që në muajt e parë të vitit flasin për rritje të fluksit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img