22.5 C
Sterling Heights
03/07/2024, 10:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Moti në Kosovë, temperaturat maksimale arrijnë deri 30 gradë Celsius

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMoti në Kosovë, temperaturat maksimale arrijnë deri 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsisus.

Në njoftim thuhet se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor, transmeton Telegrafi.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15- 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 deri 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius”, ka bërë të ditur IHMK.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img