
Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi ka tashmë një murale në Tiranë.
Muralja e Mesit u realizua nga artisti argjentinas me famë botërore Maximiliano Bagnasco.Kjo murale ndodhet tek godinat e reja të konvikteve tek “Farmacia 10” në kryeqytet, ndërsa po tërheq çdo ditë kureshtjen e qytetarëve të shumtë që kalojnë aty.
Messi cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Që nga viti 2011 Messi është kapiten i ekipit kombëtar të Argjentinës, ndërsa aktualisht luan me “Paris Saint Germain”.
Vitet e fundit Tirana po i ofron qytetarëve dhe vizitorëve të huaj një pamje tjetër, ku fasadat e mureve në disa rrugë, janë zëvendësuar me murale, të cilat i kanë dhënë pamje tjetër kryeqytetit.


