-2 C
Sterling Heights
06/12/2025, 2:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Muzeu historik ka më shumë vizitorë/ Shifrat zyrtare tregojnë rritje me mbi 140% në korrik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaMuzeu historik ka më shumë vizitorë/ Shifrat zyrtare tregojnë rritje me mbi...

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë, mbetet një nga vendet më të vizituara në kryeqytet gjatë korrikut ka shënuar 13.546 vizitorë në total, duke pasur një rritje nga viti i kaluar.Në mjediset e muzeut gjenden rreth 4750 objekte, të cilat i përkasin një periudhe të gjatë kohore duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. -Donim të denim dicka më shumë rreth historisë së vendit tuaj. Jemi të tërhequr nga ky vend, sepse është shumë pranë Italisë. Dhe jemi kurioze. Jam nga Napoli.

 

 

-Përse zgjidhe të vizitosh vendin tonë?

 

-Sepse kemi shumë miq shqiptarë në Varrese.

 

-Zbulove diçka të re?

 

-Shumë gjëra, rreth historisë së Shqipërisë. Që e njoh pak.

 

–Vazhdon të jetë kjo kështjellë në Durrës, apo është shkatërruar?

 

-Ka mbetje të historisë. Të pëlqen Shqipëria?

 

-Sapo kam mbërritur, por mund të them që më pëlqejnë shqiptarët.

 

-Është hera e parë që e vizitoj Shqipërinë. Kemi mbërritur dje në Durrës. Udhëtim I gjatë, shumë trafik, si në Itali. Dje ishin në Shkdër dhe sot këtu në Tiranë. Muzeu është I bukur. Mund të mësosh shumë gjëra. Jemi me fëmijët dhe na kanë bërë një panoramim të mirë të historisë së Shqipërisë, që nuk e njihnim mirë.

 

-Nga vini?

 

-Jam nga Shanghai i Kinës.

 

-Cilat janë përshtypjet?

 

-Pashë këto fotografitë dhe mësova për heroin tuaj Skënderbeun. Kemi vizituar Shkodrën, Beratin dhe Sarandën.

 

Muzeu ekspozon pasuritë e tij nëpërmjet tetë pavijoneve. Pavijoni i Lashtësisë është nga më të pasurit në Muzeun Historik Kombëtar, me afro 400 objekte të ndryshme.

 

Top Channel

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img