-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 13:34
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ndahet nga jeta pianisti i njour i xhazit, Ahmad Jamal

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteNdahet nga jeta pianisti i njour i xhazit, Ahmad Jamal

Pianisti i njohur i xhazit, kompozitori dhe lideri i grupit Ahmad Jamal ka vdekur në moshën 92-vjeçare, ka thënë gruaja e tij.

Vajza e tij ka shprehur për New York Times se ‘shkaku ishte kanceri i prostatës’.

Ai ishte i njohur për një stil të vecantë. Jamal e quante xhazin “muzikë klasike amerikane”. Formati muzikor i preferuar Jamal ishte treshja, dhe ai gjeti një sukses kritik me një stil ritmik të qetë  dhe përdorimin e tij dramatik të heshtjes midis notave.

Ai fitoi një mori çmimesh gjatë karrierës së tij, duke përfshirë Ordre des Arts dhe des Lettres, të Francës në 2007 dhe një çmim Grammy për arritje të jetës në 2017.

Jamal u vlerësua me joshjen e një audiencë më të madhe pop për të shijuar xhazin.

Zbulimi i tij komercial erdhi me publikimin e albumit të tij Ahmad Jamal : But Not for Me në 1958.

Ai qëndroi në listat e revistës Billboard për më shumë se 100 javë, për të cilin The New York Times tha se ishte një nga disqet instrumentale më të shitur të kohës së tij.

Ai e filloi karrierën e tij të xhazit prej shtatë dekadash si adoleshent në epokën ‘bebop’ të spektaklit virtuoz, por ama stili i tij evoluoi gjatë viteve më vonë.

Foto nga Dave Kotinsky/Getty Images for Jazz At Lincoln Center.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img