Duket se cifti Dafina Zeqiri dhe Dj Geek i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Spekulime këto nisur nga fakti se këngëtarja nuk e ndjek më në rrjetin social Instagram dj Geek-un.
Gjithashtu edhe Dj Geek nuk e ndjek këngëtaren.
Së fundi këngëtarja ka postuar në Instagram story një foto të zezë ku shkruan ” Empty” përkthimi i të cilës është ” Bosh” . Kjo i ka lënë njerëzit dhe fansat të kuptojnë se mes tyre mund të ketë një ndarje.
Por kjo nuk është hera e parë që Dafina Zeqiri ndahet nga ai. Gjithashtu në prill të vitit 2020 ajo ka pranuar vetë se është ndarë nga DJ.


